Monday , January 21 2019

Prokuroria Speciale ka hyrë në firmat e Orce Kamçev

Prokuroria Speciale që nga orët e mëngjesit sot ka hyrë në firmat e biznesmenit maqedonas Orce Kamçev, shkruan Fakte. Sipas informacioneve të para, PSP po bastisë disa objekte të manjatit maqedonas, si “Orka holding” dhe disa tjera, por ende nuk ka informacione për arrestime eventuale apo konfiskime.

Kamçev njihet si “krahu i biznesit” të ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov, me të cilin janë edhe në raporte kumbarie, por edhe njeriu kryesor i VMRO-së për biznese, derisa në krye të saj ishte Nikolla Gruevski. Pas rënies së tij nga pushteti, Kamçev u afria me qeverinë Zaev, ndërsa Bullgaria kërkoi ta emërojë ate konsul nderi, kërkesë që akoma nuk është aprovuar./FAKTE

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *