Tuesday , January 19 2021

Prokuroria Speciale edhe zyrtarisht ka ngritur aktpadi për dy lëndë

Sot përmes një pres konference, Prokuroria Speciale Publike prezantoi raportin gjashtë mujor të punës së saj. Prokurorja Fatime Fetai, deklaroi në lidhje me rastin ‘Fortesa’ se i dyshuari i parë ka formuar një Komision të paligjshëm për prishjen e sistemeve të përgjimit, transmeton TetovaSot.

Me këtë rast, sipas Fetai, janë shkatërruar edhe dokumente të klasifikuara.

“Sipas dëshmive, i dyshuari i parë në procesin Fortesa ka formuar një komision për prishjen e procesverbaleve dhe shkatërrimit të vet sistemeve. Personat zyrtar, anëtarët e Komisionit të paligjshëm kanë kryer selektim dhe shënim të dokumenteve. Në dokumente ka pasur edhe dokumente të klasifikuara. Dhe të akuzuarit në vend që t`i dorëzojnë ato të dhëna te personat e autorizuar, pa asnjë arsye i kanë djegur ato në një vend të caktuar. Ashtu si thamë ka pasur edhe informacione të klasifikuara. Janë shkatërruar edhe të dhëna që kanë të bëjnë edhe me sistemin e ndjekjes së komunikimeve.”, deklaroi prokurorja Fatime Fetai./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *