Thursday , August 5 2021

Prokuroria pranoi lëndën për keqpërdorimet e Abdilaqim Ademit

Raporti i revizionit per punen e ministrisë së Arsimit: para dy ditëve ka arritur ne Prokurorine themelore. Prokurori kompetent tashme po e shqyrton dhe analizon raportin nese ka pasur shpenzime joligjore të mjeteve buxhetore nga ish ministri Abdulaqim Ademi dhe zëvendësi i tij Spiro Risrovski, transmeton Fakte. Nga Komisioni shretëror per parandalimin e korrupsionit, nuk ka pergjigje nëse ky institucion ka përfunduar analizën e raportit të revizionit dhe çfarë aktivitete do të ndërmerren për Ademin dhe Ristovskin.
Përderisa kompetentët e shqyrtojnë raportin e revizionit, në mbrojtje të ish ministrit, doli pasardhësi i tij, Pishtar Lutfiu, i cili tha se të gjitha fondet në kohën e Ademit janë shpenzuar në mënyrë ligjore.

“Mendoj se është normale per nje minister të shkojë në restorant per të drekuar me ndonjë delegacion të huaj ose me kabinetin e tij. Ato ishin shumë tendencioze dhe nuk duhet t’u
kushtojmë shumë rëndësi gjërave të këtilla. Per çdo qindarkë nga ministria ka edhe llogari fiskale, ka vërretime dhe ato rashmëjanë në Entin e revizionit”, deklaroi ministri i arsimit Pishtar Lutfiu.

Lutfiu i mohoi edhe verejtjet e revizoreve se per gjashtë të punësuar nuk mund të gjendet evidence per orët e punës si dhe vendime per
pushim vjetor. Ministri Lurfiu thote se keta persona kanë qenë dhe ende janë pjesë e kabinetit të ministrit të arsimit.
Ministri Ademi kishte kabinetin dhe njerëzit e tij dhe ata ende punojne aty dhe jane ne dispozicion të ministrit dhe ministrisë. Të gjithë kanë punët dhe obligimet e veta”, tha Lutfiu.
Para 15 ditëve Entu shtetëror i revizionit
publikoi raportin në të cilin konstatoi se në ministrinë e Arsimit janë bërë shpenzime të pabaza per udhëtime, hotele, restorante ne vlerë prej 203 mijë euro. Revizorët konstatuan edhe keqpërdorime të Fondeve buxhetore nga
persona të angazhuar per te ciiet nuk ka pasur pëlqim nga Ministria e financave. Per këtë janë shpenzuar 173 mijë euro./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *