Tuesday , April 20 2021

Prokuroria e Lartë liron nga ndjekja Milenkon, reagon SHGM

Prokuroria e Lartë Publike ka refuzuar kërkesën për ndjekje penale të gazetarit kontraverz Milenko Nedelkovski për urrejtje, raporton Fakte. Milenko Nedelkovski, një i vetëquajtur gazetar, ish i burgosur për mashtrim dhe antishqiptar i përbetuar, në vazhdën e qëndrimeve të tij publike kundër shqiptarëve dhe kundër gazetarë opozitarë pati deklaruar: ” Кога ќе излеземе со народот на улица, кога ќе ни преку*чи, а тоа е наскоро, јас со мојата група ќе одам по овој ред: Дома кај БГ да му го исправам погледот. Потоа кај семејството од Брајчино со шиптарска снаа. Е таму ќе има циркуси. Па кај оној што дува на полноќ. После кај СО каде ќе го барам и брат му ВО… И на крај кај Берович Бетон, да нарачам цемент за плочата. Желено 12-ка имам“.

Pas refuzimit të Prokurorisë së Lartë për ndjekje të Nedelkovskit ka reaguar Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni nërmjet kreut të saj Naser Selmani, i cili ka deklaruar “Bëhet e qartë se kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve vijnë nga kreu i pushtit i cili shfrytëzon Nedelkovskin si megafon për të heshtur kritikuesit e qeverisë”./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *