Wednesday , September 26 2018

Prokurori i antimafies: Mafia shqiptare vepron njelloj si klanet mafioze Italiane

“Mafia nigeriane dhe ajo shqiptare, janë ndër më të pranishmet në territorin Italian, mbi të cilët hetojmë me imtësi”. Deklarata vjen nga Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero de Raho në komunën Casal di Principe, në ceremoninë e dhënies së titullit ‘Qytetar Nderi’.

“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona.Mafia shqiptare, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale”, tha ai, raporton BW.

Prokurori Italian u shpreh më tej se kontrabanda e cigareve, e drejtuar nga mafie te huaja, ka nisur të aktiviziohet në territorin Italian, dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar theksoi më tej ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.