Sunday , April 18 2021

Profesorët e Gjimnazit të Tetovës në grevë të përgjithshme

Nga sot stafi i profesorëve të Gjimnazit të Tetovës i janë nënshtruar një greve të përgjithshme, si pasojë e vendimit të Drejtorisë së kësaj shkolle, për të cilën në lajmërimin e drejtorisë thuhet se nxënësit dhe profesorët duke filluar nga 07.09.2016, pra nesër mësimi do të zhvillohet në tre turne sipas orarit të përcaktuar nga vetë drejtoria e kësaj shkolle.
Profesorët janë të habitur nga ky vendim i drejtorisë që mësimi të zhvillohet në tre turne, dhe se për shkak të këtij vendimi ata janë duke protestuar dhe aktualisht mësimi po bojkotohet. Siç mësohet nga profesorët që po protestojnë, thonë se në Gjimnazin e Tetovës nuk ka ndodhur një vendim i tillë nga drejtoria për t’u mbajtur orët mësimore në tre turne, dhe se sipas tyre kjo është e pakuptimtë dhe nuk mbajnë mend të kishte ndodhur dhe më herët një vendim i tillë.
Për më tepër mund të lexoni Lajmërimin e lëshuar nga Drejtoria e Gjimnazit të Tetovës.

foto (5)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *