Prof. Dr. Lisen Bashkurti: “Ahmetit e Thacit u ka ardhe oreksi kur i kane rene dhembet”

Nuk ka gje me te bukur sesa te ndahemi me humor e satire me te  kaluaren. Me duket keshtu po ndodh edhe me dy lideret kryesor te shqiptareve te Maqedonise, Ali Ahmetin dhe Menduh Thacin. Te dy, Ahmeti e Thaci kane deshtuar fund e krye per te jetesuar Marreveshjen Kuader te Ohrit (gusht 2001) qe perben nje detyrim juridik nderkombetar per statusin kushtetues te shqiptareve ne Maqedoni. Te dy jane te paafte per te ndryshuar gjendjen politike dhe etnike te bashkeatdhetareve te tyre. Te dy jane thellesisht te paditur per te prodhuar politika moderne e zhvillimore. Te dy jane tejet kompleksive ndaj te huajve per te ngritur problemet e shqiptareve dhe teresisht te komptomentuar per t’iu kundervene maqedonsve ne politikat e tyre albanofobike. Duke fituar gjithnje e me shume pakenaqesine e popullsise shqiptare si dhe relaksimin e udheheqjes racisto-fetare te Ivanov-Gruevskit, dy lideret shqiptare, Ahmeti e Thaci kane filluar te taktizojne duke shpalosur orekse te medha. Shpalosjet e oreksit u kane ardhur te dyve ne nje kohe…. Kryetar i te vdekurve dhe i te gjalleve Ali Ahmeti keto dite “zbuloi” nje varr te vjeter masiv ne oborrin e tij (!). Me kete lajm synon qe te zhvendose vemendjen nga bresherite e pafund te kritikave per deshtimet e skandalet e bashkeqeverisjes me Gruevskin.  Me kete “zbulim” Ahmeti deshiron te marre mbi vete jo vetem lavdite e UCK-se te ketij shekulli, por edhe te gjithe luftrave e vlerave te tjera historike te shqiptareve, se paku nga Luftrat Ballkanike ne fillim te Shekullit 20-te. As me pak dhe as me shume, “njeqind vjet lavdi komandantesh” ose “nje shekull mburrjesh patriotike”.  Mesa duket duke e kuptuar se e ka humbur betejen me te gjallet, Ahmeti deshiron te mbetet i lavdishem me kockat e te vdekurve. Ja cfare te ben historia dhe politika, nga ish komandant i UCK-se te katandis ne komandant eshtrash qe askush deri tani nuk e di se te kujt jane…Merru me te gjallet shqiptare qe po te vriten, diskriminohen dhe vuajne socio-ekonomikisht, o Ali Ahmeti! Kryetari i shqiptareve dhe muslimaneve Si per ti bere karshillek kundershtarit te tij qe vetedeklatohet dy here komandant, i UCK-se dhe i te vdekurve, lideri tjeter, Menduh Thaci deklarohet plot butafori se qenka “perfaqesuesi i shqiptareve dhe i muslimaneve”(!!).  Keshtu edhe Thaci “zgjeron dyfish hapsiren e tij influenciale”. Por ndersa Ahmeti e shtrine thelle ne histori, Thaci e shtrin gjere ne gjeografi. Krahas etnise shqiptare Thaci “perfaqesoka” edhe komunitetin fetar musliman ne Maqedoni, ndofta dhe me gjere… Por per kete oreks te madh Thacit i duhet te behet lider kalifati politik me pakica turke, torbeshe, egjiptiane, gorane, gollobordase…pra te shtrihet gradualisht ne gjithe periferite e ish Perandorise Osmane. Cfare i mbetet neo-otomaneve te kohes sone!? … O Mendu, merru me PDSh qe ta la amanet burri i madh Arber Xhaferri dhe me shqiptaret qe te japin votat pa kurrefare dobie dhe lere muslimanizmin se nuk eshte kauze qe i shkon per shtat shqiptareve. Aq me pak te shkon per shtat ty me veset e zullumet, per te cilat perflitesh brenda e jashte Maqedonise…perballu me veten..me PDSh e Arberit dhe me qytetaret shqiptar. Mos kerko te behesh edhe Sulltan i Maqedonise, kur nuk je i pare as ne katundet e shqiptarise.  Epilogu Cfare po na degjojne veshet me dy lideret e vjeteruar te shqiptareve te Maqedonise, Ahmetin dhe Thacin! Te parit i ka ardhe oreksi per tu bere dy here komandant, i te gjalleve dhe i te vdekurve. Te dytit i ka ardhe oreksi per tu bere lider shqiptaresh dhe sulltan muslimanesh.  Zot na ruaj nga lideret qe u vjen oreksi kur u bien dhembet!/FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *