Tuesday , April 20 2021

PROBLEME NË DIASPORË, REGJISTRIMI I VOTUESVE ECËN ME VËSHTIRËSI

Alisetar Ramadani është shtetas i Maqedonisë, i cili me vite të tëra jeton në Nau të Zvicrës. Në rrëfimin e tij për TV21 tha se mërgimtarët do të donin të paraqiten për të votuar, por formulari që është në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, po ua vështirëson punën. Siç thotë ai, paraprakisht e gjithë familja e tij është fshirë nga Lista zgjedhore dhe gjatë verës ka ardhur në Maqedoni për ta rregulluar të drejtin e tij të votës. Alisetari reagoi edhe për faktin se formulari është në gjuhën maqedonase.

Që të paraqitën për votuar, shtetasit e Maqedonisë që jetojnë jashtë, së pari duhet të jenë të regjistruar në Listën zgjedhore dhe duhet të posedojnë dokumente për identifikim, letërnjoftim të vlefshëm dhe pasaportë, shpjegon Lupka Guguçevska nga KSHZ.  Ajo më tej sqaroi se edhe pse në shumë shtete patentë shoferi konsiderohet për dokument identifikimi , në Maqedoni e njëjta nuk vlen.

„Për atë kategori të votuesve menjëherë sapo të hynë në aplikacion me numrin amë, vetë aplikacioni nuk ua kërkon një dokument të atillë shtesë. Plus, kategoria e dytë e votuesve për të cilët nuk ka të dhëna se jetojnë jashtë shtetit, duhet të dorëzojnë dokumente se janë me punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit, në mënyrë që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”, u shpreh Lupka Guguçevska, nga KSHZ.

Viktoria Dimevska Mandiçevska e cila jeton tani 20 vjet në Londër, thotë se ka pasaportë dhe se s’ka pasur probleme gjatë paraqitjes ngase ajo qëndrimin e saj jashtë vendit e ka rregulluar kur ka shkuar në Britani, duke e mbushur formularin në ambasadën e Maqedonisë në Londër.

GRAFIKË:

„Shumica që nuk kanë pasaportë të huaj, kanë dilema se a duhet në aplikacion ta dorëzojnë formularin e ambasadës apo ta dorëzojnë fotografinë e vizës në pasaportën e Maqedonisë. Mendoj se dokumenti që kërkohet është pjesa e dytë e formularit që plotësohet në ambasadë.  Edhe pse e kërkojnë këtë si provë, mendoj se rrallëkush e ruan. Në MPB duhet të kenë edhe të dhëna për shtetësi të dyfishtë”.

Në listën zgjedhore ka diku 250.000 qytetarë nga Maqedonia për të cilët supozohet se jetojnë jashtë vendit. Pothuajse 80.000 prej tyre kanë qëndrim të rregullt në vend tjetër dhe janë të regjistruar në Listën zgjedhore. 171.000 qytetarët e tjerë, fillimisht do të duhet të dëshmojnë se jetojnë jashtë vendit, e pastaj të paraqiten në ueb – faqen e KSHZ. Në ueb –faqen e KSHZ-së paraqiten rreth 600 qytetarë në ditë. Për këta qytetarë afati për paraqitje skadon më 11 nëntor në mesnatë.

https://youtu.be/d0c-bY8wwr8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *