Saturday , July 24 2021

Prizren: Vetëvriten dy shoqe të klasës

Brenda një muaji dy të mitura, janë vetëvrarë në Prizren, duke kërcyer nga banesat.

Tragjedia e parë ndodhi në natën e 8 majit rreth orës 01-00 të natës. Një femër e moshës se re ishte hedhur nga kati i pestë i banesës për t’i dhënë fund jetës, përcjell Fakte.

Tragjedia e dytë ndodhi në orët e para të ditës së sotme. Një vajzë është hedhur nga kati i tetë i banesës duke mbetur pa shenja jete.

Mësohet se që të dy viktimat kanë qenë shoqe të klasës.

Polica ka dhënë detaje të reja në lidhje me vdekjen e një vajze të re, e cila ka kërcyer nga ballkoni i një ndërtese të lartë, për motive të cilat nuk dihen ende.

Sipas policisë, në Rajonin e Prizrenit, “Vajza që besohet të jetë e moshës 16 vjeçare ka kërcyer prej ballkonit të katit të 8 të një ndërtese, lartësi rreth 25 metra. Kemi dëshmitarë që e kanë parë ngjarjen, ata edhe kanë informuar emergjencën e spitalit rajonal, por ka qenë vonë për fat të keq,’ tha Berisha, për metro.

Berisha ka thënë se trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe pritet që së shpejti trupi të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *