Thursday , December 13 2018

Prishtinë: Vdes një punëtor ndërtimtarie në lagjen “Arbëria”

Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e një ndërtese në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i ndjeri ishte 45-vjeçar, percjell Fakte.

“Sot rreth orës 10, e kemi pranuar një informacion se në lagjen Arbëria më saktësisht në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një person ka rënë nga një ndërtesë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet M. B 1973”, tha Ahmeti.

Siguria e punëtorëve në vend të punës vazhdon të jetë e ulët, veçanërisht e atyre në sektorin e ndërtimit. Rreth 15 raste të vdekjeve në vend të punës janë shënuar vetëm gjatë vitit 2017. Ndërkaq, gjatë 2018-ës, është po ashtu një problem shumë i theksuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.