Sunday , June 16 2019

Prishtinë: Furgoni futet në një lokal, 9 të lënduar

Sot rreth orës 07:00, në lagjen “Kodra e Trimave”, saktësisht në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast një automjet (furgon) ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan, përcjell Fakte.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 9 persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar. Rasti do të procedohet më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit. /Telegrafi

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *