Thursday , August 5 2021

Prishtinë – Ferizaj: Dy të vdekur në aksident, disa tjerë të lënduar

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e së hënës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përcjell Fakte.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ku u përfshinë një autobus dhe tre vetura, ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Nga ky aksident një tjetër person është lënduar rëndë.

Policia thotë se po bën hetimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat që kanë sjellë deri tek aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *