Thursday , December 13 2018

Prishtinë: E mbajti të mbyllur dhe e dhunoi një femër, arrestohet 45 vejçari

Sot nga njësitet e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet që me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ketë dhunuar dhe mbajtur të mbyllur një femër.

“Policia ka pranuar informatën, se në rrugën “Bajram Kelmendi në Prishtinë , saktësisht në një banesë, viktima është duke u mbajtur me dhunë, nga i dyshuari i armatosur.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar operacionin për kapjen e të dyshuarit si dhe lirimin e viktimës, operacion ky që ka rezultuar me sukses me ç’ rast është arrestuar i dyshuari;

A.Mehmeti, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë në vendin e ngjarjes nga njësitet policore është gjetur dhe sekuestruar arma;

Revole e tipit C.Z e kalibrit 7.65mm me 7 fishekë, e poseduar pa leje nga i dyshuari, si dhe
një sasi e substancës së dyshuar narkotike ( dyshohet kokainë).

Viktimës së rastit i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor, ndërkohë që personit të dyshuar pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin për media.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon hetimin e të gjitha rrethanave të cilat e karakterizojnë rastin me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të tyre. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.