Wednesday , November 14 2018

Prishtina sot pa rrymë

KOSTT ka njoftuar se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, sot nga ora 10:00 deri në orën 15:00 në një pjesë të madhe të kryeqytetit do të bëhet shkyçja e cila është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e defekteve të paraqitura në stabilimentet e tensionit të lartë.

Shkyçja do të bëhet në nënstacionit 110/35/10 kV Prishtina 1. Gjatë intervalit kohor të lartcekur, qytetarët dhe institucionet që furnizohen nga ai nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Sipas njoftimit, punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Kosovës.

“Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Spitali, Mekanika, objekti i Zjarrfikësve, Don Bosko, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Policia, Lesna, Dukagjin 7, Lagjja Emshiri (një pjesë), Valoni Petroll, banesat Marigona, shtypshkronja Rezniqi, Furra Kobake, Merkom pezho, panorama, Internation Health Center, lagja Logreta, Albert Rudari, Bt Luli, Betonjerka Renulual Betoni, Auto Sherreti, Objekti i ish-Tjerrtores, IPKO, Drejtoria-Batllava, Ekskluzivi, Narteli, Trio Construction, qyteza Pejton, Zona Industriale Fushë Kosovë, Tregu me Shumicë, KFOR-i hungarez, Spitali Medikus , Betonjerka, RTK, Kuvendi, Enti i Statistikave, Fakulteti Filozofik, Objekti C7 dhe një pjesë e lagjes Ulpiana, lagjia Dardani te Santeja, Lagjia e Muhagjerve, Lagjia Ulpiana një pjesë, Kurrizi, Pasarella, Komuna e Prishtinës, Mikro 6, Mikro 4, Dardania, Rilindja, Hoteli Grand, Ndërtesa KEDS dhe Ndërtesa PTK, Termokosi, Lagjia Ulpiana një pjesë, Bena-af, një pjesë e Bregut të Diellit dhe Qendra Tregtare, Preoci, Llapnasella, Lagjja Marigona, Spitali i Zemrës EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic, Auto Mekanika, Fabrika Amortizatorët, Spitali Medikus, Tregu me Shumicë, Betonjerka, Ministria e FSK-se, Narteli, Banesat e Exclusive, Banesat Konaku, Lagjja Kalabria, EULEX, Aragoniti, Fakulteti i Bujqësisë, ELKOS, Hiberna FM, Karabinieret Italian, gazeta Kosova Sot, UNMIK, Ylli Bec, PTK, Bercom, Simetronix, Agani, Emajliku, Universiteti AAB, Agron Gashi, Fabrika e Xhamit, shtypshkronja Dinor, Rekalit, Komuna objekti i ri, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Proi i Njelmët, Mekanika, Kontigjenti portugez i KFORit, MAP-AKI, Ambasada Amerikane, Buqaj, Banesat e Arabve, Invest Group, Scan Color, Furra, Viadukti, TSB e Depos, Mabetex, Herta, Albi, 100% Design, Betonjerka Tregtia, Marketing dhe Distribuim, Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit, Marec, Hajvalia, Graçanica, Padalishta, Te mbeturinat, Ibër Lepenci dhe Lindja. Minierat Kishnicë, Bejta Komerc Kishnicë, Kishnica, Kosmos Deni, Pompa Iber Lepenci, Romi Kulla, Badovci i Ri, Minierat Kishnicë, Pompat e ujësjellesit Badovc, Metaliku-Janjevë, Iber-Lepenci, Lagjja 28, Pjesa e Fushë Kosovës pas Hekurudhës, Kuzmini dhe Bardhin e Madh, Petrol Company, shtypshkronja Zëri, Asllani, Dimi, Miradi e Epërme, Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatine e Vogël II, Albana e madhe te Shaljanet, Banesat e Apollonisë, PTK-ja dhe Banesat e Pozhegut. Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompen FAM GAS”, thuhet në njoftim.

Punime do të ketë edhe në nënstacionin LP 35 kV Prishtina 1-Mazgit prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Prugovci-1 (te Villa Natyra Verbovct Lupç i Poshtëm, Vranidollin, Tenezhdollin. Kazerma e FSK-së në Vranidoll, Barilevë Lecët, te kanali Besi, Leban te baza 1, Prugovc Extra Dragusha, Leban Dobratiqët, Besi Ambulanca 1, Rimanishta, Betonjerka private Lebanë, Objekti privat Deshishku, Zenit, Jaha Company, Prugovc Zuqollët. NTPM Tehnologie Mabetex Group- Besi, Besi Pompat, Europlast dhe Apollonia.

Ndërprerje do të ketë edhe në nënstacionin 10/04 kV Kodra e Trimave 4 (Kodi: 13000012057) prej orës 08:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin TS Kodra e Trimave

Arsyeja e ndërprerjes është lidhja e abonentëve në linjën e re dhe demontimi i linjave ekzistuese. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.