Tuesday , June 22 2021

Prishet koalicioni qeverisës në Preshevë, Arifi shkon në opozitë (FOTO)

Në komunën e Preshevës është prishur koalicioni qeverisës lokal midis Partisë për Veprim Demokratik dhe Alternativës për Ndryshim, ashtu që me këtë Shqipërim Arifi, politikani i ardhur nga diaspora me një stil të ri të qeverisjes nuk do të jetë kryetar i kësaj komune, informon INA nga burime partiake.

Kërkesa për ndarje vjen nga PVD e Riza Halimit, e cila vazhdimisht ka qenë e pakënaqur me koalicionimin, i cili u formua për të nxjerrë nga pushteti kryetarin e deritanishëm të komunës Ragmi Mustafa dhe partinë e tij PDSH, që kishte qeverisur dy mandate me Preshevën, por që kishte fituar edhe në zgjedhjet e fundit.

Koalicioni i ri do të jetë midis PVD me 10 këshilltarët e larguar të PDSH, si dhe 3 këshilltarët e koalicionit BDL –UDSH. Ndërsa kalkulimet për të qenë kryetar i ri kanë nisur që tani dhe përflitet për emrat e Ardita Sinani, por edhe të Xhelal Mehmetit. Këto zhvillime të reja dhe tronditje në spektrin politik në Preshevë nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga dy partitë PVD dhe AN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *