Saturday , June 19 2021

Princ Leka , Shqiptarët nuk janë vetëm !

Pas vendimit të presidenti Ivanov për mos dhënjen e mandatit kryetarit  të Lsdm Zoran Zaev ku si arsye merret pikërisht Deklarata e partive politike shqiptare e sidomos  avansimi i gjuhës Shqipe , ku Ivanov përdori fjalor urrejtës kundër shqiptarëve .

Kundër vendimit të Ivanovit shumë figura të rëndësishme të cilët dënuan  këtë veprim të Ivanovit , sot ka reaguar edhe princi Leka .

Ai në reagimin e tij ka thënë

“E ndjekim me kujdes të veçantë situatën në Maqedoni. Jemi të tronditur nga shpërthimet ksenofobike që burojnë nga institucionet e shtetit që jo vetëm nuk i ngjajnë një shteti multietnik, por nuk përkojnë as me kohën në të cilën jetojmë.

Shqiptarët si gjithmonë gjuhës së ksenofobisë i janë përgjigjur me maturi. Kjo cilësi ka bërë që shqiptarët t`i përballojnë vuajtjet shekullore si pasojë e padrejtësive historike! Tani shqiptarët nuk janë vetëm, janë krah më krah me botën e qytetëruar e progresive dhe japin kontributin e tyre pozitiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit. Është iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë!

Është iluzion të mendohet se shqiptarët janë të ndarë sipas kufinjve gjeografikë!

Ne jemi një komb dhe si i tillë kontribuojmë në Evropën multikulturore! ” Fol.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *