Wednesday , December 12 2018

Prilep: Nacionalistët maqedonas djegin xhaminë 350 vjet të vjetër (foto)

Në fshatin Erekovci të komunës së Prilepit, dje, më 5 tetor 2018, është djegur xhamia e vjetër 350 vjeçare. Indiciet e para që vijnë nga vendasit si dhe nga këshilli i xhamisë së Kanatllarcit flasin për zjarrvënie të qëllimshme, percjell Fakte. Rasti është paraqitur në polici.

Rijaseti i BFI në RM ka dënuar ashpër këtë akt barbar kurse nga organet kompetente policore ka kërkuar që urgjentisht t’i gjejnë autorët e këtij akti racist dhe, të shkrumbohet njëherë e mirë “dora e zezë” që turret t’i vë flakë xhamive. Gjithashtu, nga institucionet përkatëse shtetërore kërkojmë që këtë Shtëpi të Zotit, këtë vlerë të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, sa më parë ta ngrisin duke ua siguruar atyre banorëve myslimanë të Erekovcit xhaminë ku do të vijojnë t’i kryejnë obligimet fetare ashtu siç i kanë kryer shekuj me radhë./FAKTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.