Saturday , November 17 2018

Prezantohet Keita Balde: Jam këtu për një projekt të madh

Keita Baldé është zyrtarisht lojtar i Interit në Serinë A. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, 23-vjeçari, i cili mbërriti nga Monaco në formë huazimi me të drejtë blerjeje, tha fjalët e parë si ziklatër:

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në familjen e madhe interiste. Do të jap gjithçka nga vetja për të kënaqur tifozët. Icardi? E njoh që kur ishim bashkë pjesë e akademisë së Barcelonës. Njoh edhe Spallettin, ai më kërkoi me ngulm që të vija këtu. Jam kthyer në Itali për një projekt të rëndësishëm dhe kam shumë dëshirë të luaj në këtë klub të madh. E njoh Serinë A dhe besoj se do të bëj mirë.”

Keita mund të jetë në dispozicion të Spallettit që në ndeshjen e parë të kampionatit, të dielën në “Mapei Stadium”, kundër Sassuolos. Senegalezi ka zhvilluar fazën përgatitore me Monacon si dhe është aktivizuar në pjesën e dytë në Superkupën e Francës që u luajt në Kinë dhe u fitua 4-0 nga PSG.

  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.