Tuesday , March 26 2019

Presidenti Thaçi: Lavdi heronjve të Janarit

“Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës.”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Thaçi ka thënë se vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, transmeton lajmi.net.

“Në historinë e re të Kosovës, janari hyri si muaj i heroizmit dhe lavdisë, në saje të sakrificës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982. Ndërkaq, sot e 35 vjet më parë, në një qëndresë heroike përballë aparatit policor serb e jugosllav, ranë trimërisht dy veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Rënia e tyre u bë motiv shtesë për brezat që kishin ideal çlirimin e Kosovës. Lavdi heronjve të Janarit!”, ka shkruar ai në Facebook

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *