Thursday , April 22 2021

Presidenti Obama i thotë lamtumirë Evropës

Barack Obama ka kaluar disa muaj duke folur se si zgjedhja e Donald Trumpit në krye të Amerikës do e dëmtonte atë. Mirëpo, tani ai është i “detyruar” që vizitën e tij të fundit si president në Evropë ta shpenzojë duke i bindur aleatët e tij të shqetësuar evropianë se presidenca e Trumpit nuk është aq e keqe sa ata mendojnë, shkruan The Guardian.
Obama, hapin e parë drejt kësaj e bëri javën e kaluar kur e ftoi Trumpin në vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Ai do zhvillojë një takim me atë që e cilëson si aleaten më të fortë evropiane, Angela Merkel, transmeton Fakte.

Vizita synon që të japë një mesazh të paqes dhe të bashkimit, si dhe ti ulë tensionet që mbretërojnë momentalisht te liderët evropianë për zgjedhjen e biznesmenit Trump në krye të Amerikës. Një shqetësim mjaft i madh mes tyre është aleanca e NATOS-s, pas deklaratave që Trump bëri se kjo aleancë nuk është më edhe aq e fortë.

Poashtu, ai pritet të japë mesazhe te evropianët se si të përballojnë sjelljen e presidentit turk, Erdogan. Orari i Presidentit Obama do të përfshijë edhe Greqinë. Ai pritet të mbajë një fjalim në Athinë këtë javë ku do të flasë për vlera demokratike, të drejtave civile si dhe rëndësinë e një bote me kufinj, mendje dhe tregje të hapura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *