Wednesday , December 12 2018

Presidenti Ivanov ka qenë në pushim, prandaj nuk takoi gjeneralin e NATO-s

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, u takua me Kryeministrin Zoran Zaev, dhe Ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, por jo edhe me Kryetarin e Shtetit Gjorgje Ivanov.

Nga kabinet i Kryetarit Ivanov, në pyetjen e TV Novës se pse Kryetari nuk është takuar me Komandantin e lartë të NATO-s, u përgjigj se këto ditë kanë qenë të vetmet në agjendën e pushimit, përcjell Fakte.

“Gjatë njoftimit të vizitës të Komandantit të komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti në Republikën e Maqedonisë, nga ana e kabinetit të Kryetarit është thënë se ato janë të vetmet ditë, kur Kryetari i Republikë së Maqedonisë, na përputhshmëri me agjendën e tij, është në pushim”, shkruan në përgjigjen e kabinetit të Kryetarit të Shtetit.

Kjo ishte vizita e dytë e delegacionit të lartë të NATO-s në Maqedoni, e cila nuk takohet me Kryetarin e Shtetit. Më 25 korrik, delegacioni i NATO-s i udhëhequr nga drejtori për partneritete evropiane dhe globale të NATO-s, erdhën në Shkup që të fillojnë bisedimet, me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Për herë të fundit Ivanovi kishte takime me delegacion nga NATO-ja në fillim të këtij viti kur në vizitë në Maqedoni ishte Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltengberg./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.