Monday , October 22 2018

Presidenti Ivanov i (vet)përjashtuar nga procesi integrues i vendit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgi Ivanov, nuk ka komentuar fare Raportin e KE-së me të cilin vendit tonl i jepet rekomandim për fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE, shkruan Fakte. As ai dhe as kabineti i tij nuk uruan qytetarët për arritjen e fundit në rrugën integruese.

Ivanov një kohë të gjatë është jashtë agjendave të liderëve perendimorë, të cilët, në pjesën më të madhe e injorojnë ate madje edhe kur janë për vizitë në vendin tonë. Kjo po ndodhë edhe tani, kur evrokomesari Johanes Han dhe Federika Mogerini janë për vizitë pune në Maqedoni. Han sot ia dorëzoi kryeministrit Zaev raportin dhe mbajtën konferencë për shtyp, ndërsa Mogerini nesër do t’u drejtohet deputetëve në Kuvend.

Ivanov me qëndrimet dhe vendimet e tij, hapur ka kundërshtuar proceset demokratike në vend, si dhe ka penguar rrugën integruese të Maqedonisë. Ndërkohë, ai është angazhuar për rritjen e bashkëpunimit me Rusinë dhe bllokun lindor, por edhe është angazhuar për inkuadrimin e vendit tonë në aleanca tjera politiko-ushtarake./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.