Wednesday , July 28 2021

Presidenti i Kosovës: Shqiptarët e Maqedonisë të kenë të drejta si serbët e Bosnjës

Në një intervistë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për median e djathtë austriake Die Presse, ka kritikuar referendumin e serbëve të Bosnjës dhe ka kërkuar rol më aktiv të BE në vendet e Ballkanit, transmeton Fakte.

“Nuk ishte ide e qëlluar nga liderët e Republikës Serbska për të kryer një referendum të tillë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë direkt dhe ashpër me këtë lidership. Pasi nëse ata kanë të drejtë për referendume të tilla, atëherë shembullin e njëjtë do ndjekin edhe boshnjakët e sanxhakut dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi ose serbët ne veri të Kosovës. Kjo do ishte rrezik për shtetet multietnike. Tendenca për të krijuar shtete të pastra etnike çon vetëm në konflikte të reja,” tha Thaçi, duke kundërshtuar njëherë lidhjet e mundshme mes Bosnjës dhe Kosovës.

Në pyetjen se pse 88.000 ish serbë të Kosovës akoma jetojnë në Serbi, Thaçi u përgjigj:

“Kosova është atdheu i të gjithëve. Ne i mirëpresim përzemërsisht gjithë serbët që të kthehen dhe kjo mbrohet edhe me kushtetutën tonë.”

Presidenti ka treguar se bisedimet Beograd-Prishtinë, pavarësisht se duhet të ecin përpara, janë përkeqësuar pas arrestimit të shefit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi. “Gjithsesi ne nuk do ndjekim standartin e tyre dhe jemi të bindur se ai do lirohet shpejt,” tha ai që njëherësh mohoi paralelen me vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalimin e udhëtimit të Marko Gjuriq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *