Wednesday , August 4 2021

Presheva me tepih të kuq priti kryeparlamentarin e Maqedonisë, Talat Xhaferi (foto)

Preshevë, 24  maj -Ashtu siq ishte paralajmeruar sot ne oret e pasdites, fiks ne oren 16-te” kryeparlamentari shqiptar nga Maqedonia Talat Xhaferi ka vizuar Preshevën i cili u prit nga nikoqiri, kryetetari i komunes Shqiperim Arifi.

Në fillim të takimit, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi shfrytëzoi rastin që të urojë Talat Xhaferin për viziten e pare te tij në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ne Boegrad dhe sot ne Preshevë me shprese me nje bashkepunim te ri mes Maqedonise dhe Luginës, përcjell Fakte.

Xhaferi falënderoi kryetarin e Preshevës për vizitën protokolare dhe theksoj se është i kënaqur që vizitat e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të thellohet bashkëpunimi institucional në të gjitha sferat.

Gjatë takimi mes mysafirit nga Shkupi z.Xhaferi dhe Arifit eshte biseduar veq situates aktuale edhe për mundesit e hapjes se kufrit te ri mes Maqedonise dhe Lugines, pike kjo e re mes Llojanit dhe Miratocës e sterdiskutuar kahere nga atuoriitetet lokale qe deri me tash ende nuk eshte hapur.  Lidhur me kete teme kryeparlamentari nga Maqedonia Xhaferi ka njoftuar kryetarin e Presheves se e ka biseduar edhe me autoritetet serbe ne Beograd.

Presheva shtron tepih te kuqe për kryeparlamentarin shqiptar nga Maqedonia. Gjithcka eshte gati..

Gjate qëndrimit ne Preshevë pas takimit me kryetarin e komunes, kryeparlamentari nga Maqedonia do te takoj edhe liderë tjere dhe qytetare nga Lugina e Preshevevës. Do perkujtuar se redaksia e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” me rastion e kesaj vizite ne ne Presheve  Talat Xhaferin e ka shpallur sot si “Personalitet të vitit-2018”.

Sot ne oret e pasdites kryeparlamentari shqipar nga Maqedonia Talat Xhaferi pas Beogradit do te vizitoj Preshevën. Presheva tepih te kuqe për kryeparlamentarin shqiptar nga Maqedonia. Gjithcka eshte gati..Veq autortive lokale ne pritje jane edhe dhjetëra gazetare shqiptare dhe serbe, njfton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *