Sunday , April 18 2021

Premtimet e BDI-së, përsëriten 15 vite

5 përbetimet e BDI-së, njohësit e rrethanave politike në vend i vlerësojnë si retorikë e zbrazët parazgjedhore, sa për ta tërhequr elektoratin. Sipas tyre, të njëjtat premtime janë dhënë edhe nëpër cikle tjera zgjedhore, por që nuk kanë gjetur zbatim, shkruan Portalb.mk.

“Mendoj se nuk janë gjë tjetër më tepër përveç se retorik zgjedhore. Të njëjtat përsëritin vite me radhë. Megjithatë, konkurenca ka qenë e tillë saqë këto përbetime nuk kanë qenë të eksponuara. Tani, kur kemi me shumë parti politike në garë më tepër eksponohen këta përbetime. Mendoj se janë retorik e përsëritur parazgjedhore, dhe konsideroj se është gabim ky lloj komunikimi me publikun. Më mirë të plasohet diçka që është bërë apo realizuar, qoftë ajo edhe në vitin 2004 se sa premtime te cilët janë retorik parazgjedhore”, tha për Portalb.mkpolitologu Bashkim Bakiu.

Analisti politik Alber Hani thotë se nuk ka nevojë për linjë të kuqe e as për grushte në tavolinë ose ngritje të zërit në qiell. Sipas tij, shoqëria jonë ka nevojë të mos syrgjynoset e katranoset më nga njerëzit e vetë që nuk dinë ta mbajnë pendën në dorë.

“Ne kemi nevojë për çiltërsi shpirtërore dhe mendje të kthjellët , që t’ia argumentojmë bashkëbiseduesit nevojën për ta pas atë që na takon si komb dhe jo atë që e dëshiroj për vete. Linja e kuqe u vendos atje në mal, tani duheshte vetëm të zbatoheshin me mençuri vendimet. Kishim kohë ta rregullojmë situatën e popullit tonë të shumëvuajtur. Së fundmi, kësi lloj argumentesh vetëvrasëse vërej në retorikën para zgjedhore të të gjithë partive shqiptare. Ato vetëm tregojnë se sa thjeshtë e kalkulojnë popullin, por unë ju siguroj se vetëdija jonë e ka tejkaluar naivitetin, kuazi-patriotizmin si dhe iluzionet përrallore”, tha për Portalb.mk Hani.

BDI zotohet se nëse eventualisht fiton zgjedhjet nuk do të bëhet pjesë e qeverisë pa u plotësuar 5 përbetimet që do t’i shpalosë gjatë fushatës parazgjedhore, transmeton Fakte.

“Barazi e plotë ekonomike, gjuha shqipe gjuhë zyrtare dhe e barabartë, vendimmarrje konsensuale, shtet ligjor dhe NATO tani, janë 5 përbetimet e BDI-së”, pati deklaruar për Portalb zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani./Portalb.mk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *