Tuesday , September 25 2018

Premiera e dokumentarit ‘Nacionalitete, Religjione ose Dashuri’, më 24 prill

Dokumentari i cili është realizuar në disa qytete të Zvicrës është me skenari të Nusret Emurlai, kamerë të Robert Jankuloskiit dhe regji të Sabidin Aliut

Një film-dokumentar i cili është realizuar me diasporën shqiptare në Zvicër, me titull “Nacionalitete, religjione ose dashuri” do të mund të shikohet nga artdashësit e Maqedonisë, në 24 prill në Sallën e Madhe të Komunës së Tetovës, me fillim në ora 19:00, përcjell Fakte.

Filmi trajton tematiken e martesave të përziera, peripecitë që lindin nga ato dhe sesi shpeshherë këto martesa rezultojnë me shkurorëzime. Personazhet e filmit flasin vetë sesi do të duhej të tejkalohen vështirësitë dhe si do të dukej një familje e përsosur.

Njohja e kulturave parësore

Regjisori i filmit, Sabidin Aliu për albinfo.ch u shpreh: “Filmin e përbëjnë tri familje ku janë të përziera feja, përkatësia etnike dhe kulturat e ndryshme prej nga vinë ato, por mbi te gjitha mbisundon dashuria, mirëkuptimi dhe respekti për partnerin dhe kulturën tjetër.”

Filmi është realizuar në disa qytete të Zvicrës, ndërsa përgatitjet kanë zgjatur dy vite.

“Mesazhi i filmit tregon se ne nuk jemi popull ekskluziv, por jemi si gjithë popujt tjerë europianë dhe dimë të ndërtojmë raporte të shëndosha me vlerat kulturore dhe fetare të popujve tjerë,” vijoi me tej regjisori i njohur Aliu.

Filmi do të prezantohet edhe para publikut helvet, pasi që tema që trajton është aktuale dhe e diskutueshme në diasporën shqiptare./AlbInfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.