Tuesday , April 20 2021

Prej sot ndalohet paraqitja mediatike për kandidatët e vërtetuar nga KSHZ-ja në Maqedoni

Prej sot deri në fillimin e fushatës sipas ligjit zgjedhorë dhe ndryshimeve me marrëveshjen e Përzhinës, kandidatët e vërtetuar nga KSHZ-ja nuk do të paraqiten për mediat, të promovojnë masa të ndryshme, të shprehin qëndrime, por as edhe partitë të organizojnë konventa dhe të përcjellin mesazhe politike, transmeton Fakte.

Kjo për shkak se konsiderohet si fushatë e parakohshme, e cila sanksionohet me dënime dhe gjoba.

Fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe nuk guxon të zgjatë deri 24 orë para zgjedhjeve./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *