Thursday , June 21 2018

Prej nesër subvencione deri më 11 mijë euro për eko-vetura

Prej nesër, blerësit e eko-veturave do të fitojnë subvencione të mëdha: për veturë elektrike – deri më 10.800 euro, ndërsa për plug-in hibrid deri në gjysmën e këtij çmimi, shkruan Fakte. Ky lajm i gëzueshëm, fatkeqësisht nuk vazhdon për qytetarët e Maqedonisë, por për ata të Kroacisë.

Qeveria Kroate për këtë projekt ka ndarë 1.6 milion euro për personat fizik, ndërsa kompanive do u vehen në disponim 1.75 milion euro për këtë qëllim. Kusht është që veturat të jenë të reja dhe të mos jenë deri më tani të regjistruara në Kroaci.

Subvencione jepen edhe për skuterë elektrik, motoçikleta në dy dhe në katër rrota (deri më 2700 euro), si dhe për biçikleta elektrike (deri më 675 euro). Të gjitha subvencionet aprovohen paraprakisht, dmth, para se të blehet vetura ose pajisja tjetër elektrike./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.