Arsyeja është se tani e 6 vite me radhë po zvarritet ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit për këtë zonë. Banorët shprehen të revoltuar dhe akuzojnë pushtetin lokal dhe atë qendror për neglizhencë.

Banorët ankohen para kamerave të Alsat-M, duke thënë se tash e 10 vite kanë marrë vetëm premtime nga partitë politike, por asgjë nuk është realizuar deri tani.

I pari i Komunës së Likovës Sadulla Duraku për Alsat M thotë se deri më tani për këtë ujësjellës janë investuar rreth 2 milion e gjysmë euro.

“Ujësjellësi ka arritur deri në fshatin Sllupçan, gypi kryesorë, ku janë invstuar në gypin kryesorë 2 milion e gjysmë euro, dhe se së shpejti presim edhe 1 milion e dyqindmijë euro për ta filluar edhe stacionin filtrues mbi fshatin Likovë”, tha Sadulla Duraku, kryetar i Komunës së Likovës.

Ndryshe, punimet për ujësjellësin kanë filluar qysh në vitin 2010, por nuk dihet se ku kanë arritur dhe kur do të përfundojnë./AlsatM