Këshilli i Sigurimit të OKB-së thotë se portugezi, Antonio Guterres është zgjedhur sekretari i ri i Kombeve të Bashkuara, transmeton Klan Kosova.
Guterres, 66 vjeçari është “favorit i qartë” për tu bërë shef i ardhshëm i OKB-së, ka thënë ambasadori rus i OKB-së, Vitaly Churkin.
Si shef i refugjatëve të OKB-së, Guterres vazhdimisht ka bërë thirrje ndaj komunitetit ndërkombëtar për krizën më të keqe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Unë jam angazhuar totalisht si kreu i UNHCR-së për 10 vjet” tha ai gjatë një debati mes kandidatëve këtë verë.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë është të shikosh vuajtjet e paimagjinueshme të këtyre njerëzve”.
Fakti se ai ishte premtuar të jetë aktivist në çështjet humanitare gjithashtu e bën befasuese fitoren e Guterres, pasi Rusia dhe Kina në veçanti kanë qenë rezistente ndaj aktivistëve në postet e larta të OKB-së.