Wednesday , February 24 2021

Popovski takon Tsipras në Nju Jork, emri temë bisede

Vija e kuqe greke për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk ndryshon edhe përkundër asaj që dy shtetet punojnë në drejtim të ndërtimit të besimit të ndërsjellë.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, në kuadër të punimeve të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, gjatë një takimi të realizuar me homologun e tij grek, Nikos Kocijas.

Sipas Popovskit, zgjidhja për dallimin rreth emrit kushtetues akoma është larg, por se marrëdhëniet midis dy vendeve janë përmirësuar.

“Ekziston lëvizje e konsiderueshme në pjesën e atyre qëllimeve të cilat i kemi projektuar dhe mendoj se kemi arritur ndonjë nivel të mirëkuptimit se kushtet në të cilat ekziston një çështje që është problem shumë serioz dhe në të cilën kemi qëndrime të ndryshme, më së miri është të koncentrohemi në të gjitha temat tona të cilat na lidhin dhe për të cilat edhe Maqedonia edhe Greqia kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe bashkërisht shohim drejt së ardhmes”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të RM-së, Nikolla Popovski.

Edhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka potencuar gjithashtu se pala greke mbetet edhe më tutje e përkushtuar në bisedimet për t’u gjetur emër, si zgjidhje e përbashkët e të dyja palëve, emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm, bashkë me ndërtimin e besimit të ndërsjellë.

“Sa i përket çështjes së emrit për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, ne vazhdojmë të kërkojmë dhe të përkrahim një zgjidhje e cila do të jetë e kapshme me interes të dy palëve në kontest, pra emër me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm erga-omnes. Nxisim masa për ndërtimin e besimit që synojnë drejt përforcimit të mirëbesimit dhe bashkëpunimit tejkufitar në këtë periudhë kyçe”,-tha kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Qëllimi i palës greke, sipas Tsipras, është që zgjidhja e kontestit  të jetë në interes jo vetë të përforcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, por edhe për tërë Ballkanin./MRT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *