Thursday , January 21 2021

Pollog: Kapen 124 valltare dhe shoqëruese nga Ballkani!

Në aktivitetet kontrolluese të policisë për zbulimin e shtetasve të huaj, të cilat paparaqitur qëndrojnë dhe punojnë, vitin e kaluar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar 124 femra. Ato kryesisht paparaqitur kanë qëndruar dhe punuar, para së gjithash në objekte hotelierike ose e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik.

Nga SPB Tetovë potencojnë se në vitin 2020 janë realizuar aktivitetet të rregullta dhe aksione kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të veprave të tilla. Për këto aktivitete, janë zbuluar gjithsej 124 persona, kryesisht femra. Prej tyre më së shumti janë zbuluar në rajonin e Tetovës (99), ndërsa 25 të tjerat në atë të Gostivarit

Sipas prejardhjes së vendeve prej të cilave vijnë, prej tyre, 41 janë shtetase të Republikës së Serbisë, 38 nga Republika e Shqipërisë, 13 nga Republika e Kosovës dhe nëntë nga Ukraina. Nga shtatë shtetase janë nga Republika e Bullgarisë, Bosnja e Hercegovina dhe nga Rusia, ndërsa mes të zbuluarve ka pasur edhe nga një shtetase nga Moldavia dhe Suedia.

Sipas analizës së SPB Tetovë, më së shumti nga shtetaset e zbuluara të huaja, vitin e kaluar janë angazhuar si këngëtare, valltare ose shoqëruese. pjesa më e madhe e tyre e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, ndërsa disa prej tyre edhe paparaqitur kanë qëndruar në këtë rajon

Në aktivitetet, të cilat policia i ka zbatuar, për të gjitha janë përgatitur parashtresa adekuate dhe janë ballafaquar me sanksionet e parapara ligjore: dënime me para dhe me deportim në shtetet e tyre amë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *