Wednesday , June 23 2021

Policia shqiptare me Porsche për arrestimin e grupit të prostitucionit (video)

Këto janë momentet kur policia arreston në doganën e Morinës 5 persona të akuzuar për trafik të qenieve njerëzore për qëllime prostitucioni.

Agjentët e policisë qëndronin në një fuoristradë Porsche duke pritur makinën taksi me të cilën udhëtonin të dyshuarit dhe i arrestuan sapo ata mbërritën në doganë.

Të arrestuarit janë I.Qama 23 vjeçe, Ledian Gjoni 28 vjeç, Ardit Shmilli 24 vjeç, Zamir Hodo 31 vjeç dhe A.Qama 25 vjeçe.

Ata kanë kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas  shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt Gjermanisë të dy femrave me iniciale M. TH dhe A.P

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *