Tuesday , April 20 2021

Policia maqedonase e shkatërron bandën shqiptare të tregtarëve të drogës në Maqedoni

Byroja për siguri publike gjatë muajit të kaluar ka realizuar një numër të madh të rasteve nga sfera të ndryshme, ku penalisht janë ndjekur 28 persona për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e më shumë veprave penale. Një pjesë prej tyre ngarkohen për tregti me drogë, pjesa tjetër për trafikim me refugjat, ndërsa pjesa e fundit nga sfera e krimit klasik, transmeton TetovaSot.

Ashtu si informoi në pres konferencën e sotme, Mitko Cavkov, drejtori i Byrosë së sigurisë publike, zyrtarët policor kanë konfiskuar rreth 106 kg drogë, prej të cilave pjesa më e madhe është marihuanë, ndërsa sasi më të vogla janë të kokainës dhe heroinës.

‘Gjatë realizimit të këtyre nëntë rasteve të tregtisë së paligjshme penalisht janë ndjekur 11 persona, prej të cilëve dhjetë janë nga Maqedonia, nga Gostivari ,Shkupi, Struga, Prilep dhe Tetova, ndërsa një person është shtetas i Republikës së Shqipërisë’, deklaroi Cavkov./TetovaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *