Wednesday , November 14 2018

Policia kërkon Gruevskin, në shtëpi dhe vende tjera. Ku po fshihet ai?!

Shërbimet e Gjykatës u paraqitën për herë të dytë pranë shtëpisë së Gruevskit para pak çastesh, por pa rezultat konkret, ai nuk ndodheshe sërish në shtëpi, percjell Fakte.. Shërbimet do të kalojnë përsëri më 9:30 minuta dhe do ta përsërisin këtë disa herë gjatë mbrëmjes së sotme, por nëse Gruevski nuk gjendet  ende deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin. Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

Jozyrtarisht, shërbimet e Këshillit Penal, pas vendimit kanë shkuar në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin. Atje u është thënë se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit. Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin. Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.