Thursday , August 5 2021

Policia greke në grevë, bllokohet kalimi kufitar Greqi -Shqipëri

Për shkak të një greve të nisur nga policia kufitare e Greqisë dhe sindikata e transportit në vendin helen, pikat kufitare “Tre urat” në Përmet dhe ajo e Kakavijës në Gjirokastër do të jenë të bllokuara, përcjell Fakte.

E bllokuar do të jetë edhe ajo në Kapshticë të Korçës dhe Igumenicë të Sarandës.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër dhe Korçë njoftojnë se në bazë të njoftimit të bërë nga homologët grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018.

“Njëkohësisht ju njoftojmë se Pikat e Kalimit Kufitar do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftimin për shtyp./ata

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *