Saturday , January 16 2021

Policia gjuan pas kontrabandistëve, një i plagosur

Dje në orën 17:20 pasi që zyrtarët policor nga Negotina janë munduar që të ndalojnë dy automjete të cilët më parë kanë bartur emigrantë, të njëjtët nuk kanë ndaluar dhe kanë vazhduar në autostradën Veles – Shkup në të cilën janë vendosur patrulla nga policia, njofton Portalb.

Sipas të dhënave, policia ka arritur ta ndalojë veturën me markë “Mercedes”, ndërkaq vetura e markë “Audi” me targa zvicerane, ka vazhduar të lëvizë me shpejtësi të madhe drejt Shkupit. Më pas, njëri nga policët nga frika ka gjuajtur me pushkë automatike, ndërkaq personat nga “Mercedesi”, 38 vjeçari Memedi S. dhe bashkudhëtari Shakiri B. nga Shkupi janë arrestuar.

Rreth orës 18:40, nga ana e SPB-Shkup, në afërsi të nyjës Ilinden, janë arrestuar personat Abdulla F. dhe Zejnel Z. nga Shkupi.

Njëri prej tyre ka qenë i lënduar dhe është transferuar në Qendrën Urgjente. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *