Thursday , April 22 2021

Policia e Kosovës: Kemi prova që aktivistë të Vetëvendosje qëndrojnë pas bombave

Policia e Kosovës përmes një konference për media ka treguar faktet të cilat kanë çuar në arrestimin e gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot në orët e mëngjesit.

Prokurori Adburrahim Islami nga Prokuroria Speciale ka thënë se policia në bashkëpunim me Prokurorinë që nga data 4 gusht kur ka ndodhur sulmi ndaj Kuvendit kanë filluar me mbledhjen dhe vërtetimin e të gjitha provave.

Ai ka shtuar se Prokuroria pas mbledhjes së provave nga ana e policisë , ka ardhur në përfundim se këta gjashtë të dyshuar të cilët janë arrestuar sot kanë qenë të përfshirë në sulmin e ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës.

“Përmes përgjimeve i kemi vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe prokuroria ka ardhur në përfundim dhe ka urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe kemi ardh deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”, ka thënë Islami.

Islami ka shtuar se do të parashtrojnë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatë, transmeton Fakte.

Në anën tjetër Luan Keka nga drejtoria e antiterrotit në Policinë e Kosovës, ka thënë se më datën 4 gusht kur ka ndodhur edhe sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dëshmi relevante që na kanë ndihmuar të vazhdojmë më hetimet.

“Drejtoria kundër terrorizimit ka filluar hetimet në dy pista: zbardhjen e kryerësve të këtij sulmi dhe identifikimin e autorëve të cilët kanë marrë përsipër sulmin. Këto hetime na kanë quar deri tek një grup i dyshuar i cili u arrestua edhe sot pas disa bastisjeve të policisë në gjashtë lokacione të ndryshme”, ka thënë Keka.

Ai më pas ka prezantuar edhe disa fotografi ku shihen të dyshuarit për kryerjen e këtij sulmi me në motoçikletë që sipas Kekës është përdorur për nga personat për të kryer sulmin ndaj Kuvendit.

Keka ka shtuar se tek personat e arrestuar janë arrestuar janë gjet armë për të cilët personat nuk kanë pasur leje për mbajtjen e tyre si dhe prova të mjaftueshme relevante të cilat dëshmojnë se personat në fjalë kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit. Ai ka shtuar se nuk është ushtruar dhunë për asnjë moment ndaj të arrestuarve./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *