Wednesday , December 12 2018

Policia dhe Prokuroria japin detajet e operacionit në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga operacioni policor në Mitrovicë, ku janë arrestuar tre persona në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka sqaruar se sot në mëngjes Policia ka arrestuar tre persona.

“Cak kanë qenë katër lokacione. Në këtë operacion kanë marrë pjesë njësi të ndryshme policore. Operacioni ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Gjatë operacionit nuk kemi pasur asnjë person të lënduar. Gjithçka ka shkuar sipas planifikimit. Të dyshuarit janë në objektet e Policisë dhe do të procedohet në bazë të urdhrave që i jep prokurori”, tha Shillova.

Prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha, tha se veprimet e sotme kanë ardhur si rrjedhojë e shterjes të të gjitha mënyrave tjera për të arritur tek të dhënat faktike.

Ai ka mohuar që aksioni i sotëm i policisë të Kosovë të ketë lidhje me taksën e vendosur nga Qeveria e për produktet e Serbisë që importohen në vend.

Për epilogun e këtij rasti, Hoxha tha se qytetarët do të njoftohen me kohë.

“Nga 13 marsi Prokuroria e Kosovës ka grumbulluar prova. Sigurisht se ka pasur vështirësi. Po ashtu kemi dëgjuar mbi 40 dëshmitar, kryesisht nga pjesa veriore lidhur me rastin e Oliver Ivanoviq. Ju njoftoj se Prokuroria Speciale  ka grumbulluar prova dhe ka ardhur në përfundim se vetëm me bastisjen e shtëpive mund të sigurojë prova të tjera për rastin e Oliver Ivanoviqit.  Siç u tha edhe nga ana e Policisë, përveç urdhrit që e kanë zbatuar me përpikëri, Policia ka qenë e obliguar të arrestojë edhe një person tjetër i cili i ka penguar gjatë detyrës. Gjatë bastisjes dhe arrestimit të këtyre personave, gjatë punës në teren nuk është arritur të arrestohet edhe një person, por i cili mund të arrestohet çdo moment”, tha Hoxha.

Ai nuk ka dashur të bëjë të ditur nëse personi me inicialet M.R. është Milan Radojqiq, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.