Tuesday , January 19 2021

Polici që dënoi shefin, rrezikon të përjashtohet nga puna

Një polic i qarkullimit rrugor në Ohër siç duket e ka tepruar me respektimin e rregullave të punës dhe ligjit. Duke bërë kontrolle në rrugën lokale ai ka hasur në një makinë që kryente parakalim të palejuar në vijë të plotë. Pasi ka ndaluar mjetin ka parë se vozitësi është vetë komandanti i Policisë së Ohrit, por kjo nuk e ka stepur policin i cili i ka shkruar dënimin e paraparë me ligj, transmeton Fakte

Për të qenë rasti edhe më i rëndë, makina e komandantit ka qenë e paregjistruar, kështu që gjoba ka arritur në 800 euro. Polici Stevço Stevoski nga fshati Elshani i ka rezistuar presioneve të komandantit Vlado Siljanovski dhe e ka paraqitur rastin në stacionin e policisë. Pas kësaj kanë filluar presione për shlyerjen e gjobës si dhe kërcënime nga më të ndryshmet por deri tani Stevoski nuk ka pranuar dhe po pret vendimin e ministrit të Brendshëm për këtë ngjarje.

Kolegët e Stevoskit thonë se ai edhe më parë ka paraqitur keqpërdorime dhe vepra kriminale të kryera nga udhëheqësit e policisë së Ohrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *