Thursday , April 22 2021

Po dështon paraqitja e votuesve, vetëm 83 nga vendi dhe 4872 nga diaspora janë paraqitur

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se deri tani janë paraqitur 4872 qytetarë të Maqedonisë që janë me punë të përkohshme në diasporë por që janë të interesuar për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga 29.858 persona të paraqitur si votues të dyshimtë, 83 persona janë paraqitur dhe të njejtët janë shtuar listës të votuesve.

KSHZ gjithashtu thotë se qytetarët e Maqedonisë që punojnë jashtë shtetit duhet të vazhdojnë me paraqitjen në përfaqësitë diplomatike ose në formë elektronike, se janë të interesuar të votojnë./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *