Tuesday , April 20 2021

Pluhur dhe shpresë në Hanin e Elezit

E hirta e pluhurit është petku i përbashkët i të gjitha pullazeve të shtëpive pranë rrugës kryesore të qytezës. Shtresa është trashuar me kalimin e viteve prej tymtarëve të fabrikës së çimentos, “Sharr Cem”. Megjithatë, të papunët në Hanin e Elezit shpresojnë që të punësohen në të. Është burimi kryesor për mirëqenien e banorëve të rrethinës.

“Krejt dojnë me punu në çimentore”, thekson një djalë në fillim të njëzetave në njërën prej kafeneve të qytezës jugore. “Por duhet me pas dikë të fortë se ndryshe zor”, thekson biondi, duke kërkuar që të mos i publikohet emri, sepse është në kërkim të një “të forti” për t’u punësuar në “Sharr Cem”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndikimi në shëndet

Shumë banorë të intervistuar thonë se është reduktuar numri i vendeve të punës pas “ardhjes së grekëve” në kompaninë prodhuese, por të tjerët që kanë të punësuar familjarë në të thonë se ndihem me fat për shkak të gjendjes së vështirë financiare.

“Pa ‘Sharrcemin’ këtu, nuk di si i ish dalë në krye”, thekson Zaim Kuka, në fillim të të shtatëdhjetave, që ka të punësuar vëllezërit. Aty i kishte punuar mbi tridhjetë vite edhe babai i ndjerë. Vetë Kuka kishte punuar në degën e prodhimit të qeramidheve “të salonitit”, siç i quan, që tani është privatizuar dhe është shndërruar në terminal doganor…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *