SHARE

Rinistët e Partisë liberal-demokrate në Maqedoni, në ditën kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë, 17 maji, kanë kërkuar të nisë procedura për ndryshime ligjore me çka do të lejoheshin martesat mes personave me gjini të njejtë, shkruan Fakte. Ata kanë përshëndetur formimin e grupit parlamentar ndërprtiak për mbështetje të LGBT shoqërisë.

Rinistët e PLD-së kanë thënë se Maqedonia duhet të ndjekë shembullin e vendeve evropiane si Kroacia, Italia, Greqia etj., dhe kështu sipas tyre vendi do të mundësonte jetë të lumtur për qytetarët e saj./FAKTE.Net

SHARE