Tuesday , December 18 2018

“Plas” fiton Këngën Magjike

Çmimin kryesor të këtij festivali e rrëmbeu kënga  “Plas” e kënduar nga Flori Mumajesi , e cila u votua në bazë të konkurrentëve që ishin në “Këngën Magjike”.

Flori u shpërblye edhe me çmimin “Balada më e mirë”, trofeun e të cilës ia dedikoi nënës së tij, shkruan rtv21.tv

Vendin e dytë e morën Aurela Gaçe dhe Eli Fara, ndërsa vendin e trete e moren Fifi dhe Mc Kresha.

Në këtë natë me çmime u shpërblyen edhe 20 këngët të cilat arritën të kalonin në natën finale, pasi që u votuan një ditë më parë nga vetë artistët konkurrues.

Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”.

Festivali u transmetua drejtpërsëdrejti edhe nga Radiotelevizioni 21 Kosovë dhe Maqedoni./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.