Nga ana tjetër Universiteti Nënë Tereza i cili po ashtu ende është vetëm si ide në letër nuk e ka pasur këtë trajtim të ”përshpejtuar” për themelim.

Propozues i këtij hapi është qeveria e Maqedonisë kurse si pjesmarrës shkruhen emrat: Pishtar Lutfiu, Bekim Maksuti, Spiro Ristovski dhe Zoran Jolevski, që të gjithë ministra, përkatësisht zëvendësministra.

Ju sjellim emrat dhe drejtimet e fakulteteve që do të jenë:
1.Akademia ushtarake për luftë tokësore – me emrin ”Gjeneral Mihailo Apostolski”
2.Fakulteti për forca ajërore me emrin ”8 Shtatori”
3.Fakulteti i sigurisë me emrin Nikola Petrov Rusinski.
4.Fakulteti i mjekësisë me emrin ”Dr.Hristo Tatarçev”
5.Fakulteti për studime të paqes dhe menaxhim me kriza me emrin ”Pere Toshev”
6.Fakulteti për juridik me emrin ”Pavel Shatev”
7.Instituti për komando ushtarake dhe lidership me emrin ”Todor Aleksandrov”
8.Instituti për teknologji informimi dhe siguri të rrjeteve me emrin 23 Tetori
9.Fakulteti ekonomik me emrin ”Boris Sarafov”
10.Fakulteti i ndërtimtarisë me emrin ”Metodija Shatarov-Sharlo”
11.Fakulteti Arhitektonik ”Metodija Andonov-Çento”

Ende nuk ka informacione nga Qeveria se kur do të shpaloset buxheti për universitetin ”Damjan Gruev”.

Damjan Gruev 1

Damjan Gruev 2