Saturday , January 19 2019

Pezullohet vendimi për kthimin e pronave të AKP-së në veri, presin vendimin e Kushtetueses

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të vendimit për kthimin e pronave shoqërore në pronësi të komunave, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Propozoj që të pezullohen edhe në njoftimin publik se presidenti i vendit i është drejtuar gjykatës kushtetuese. Anulohen të gjitha vendimet”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri tha se në këtë pezullim nuk hyjnë zona e veçantë e industrisë së lehtë Parku në Prizren, vendimi për zonën Ekonomike Amerikane në Gjakovë dhe ajo për dhënien e pronës për Ambasadën gjermane.

Ditë më parë vendimin e Qeverisë për pronat e AKP-së me anë së cilës u kalohen në kompetencë të komunave presidenti Hashim Thaçi e ka dërguar për sqarim në Gjykatën Kushtetuese./KP

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *