Sunday , January 17 2021

Pezullimi i IPA fondeve dhe ngecja e integrimit, Ademi fajëson “faktorët relevent”

Pezullimi i 27 milion eurove në kuadër të Fondeve IPA per Maqedonine, sipas zv/kryeminstrit per çështje evropiane nuk është përgjegjësi e pushtetit рог е të gjithë faktorëve politik, transmeton Fakte. Numri “një” i integrimeve Arbër Ademi pranon se shkurtimi i parave evropiane vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik per zbatimin e reformave, por këmbëngul se faji per këtë nuk mund ti faturohet vetem pushtetit.

“Kultivimi i dialogut politik, zhviltimi i bisedimeve konstruktive, përmbushja e kritereve politike nga me shumë faktorë politik të cilët veprojnë në jetën politike të Maqedonisë, do tа hapte rrugën euro-integruese. Me hapjen e rruges euro-integruese per Maqedonine, do te hapet edhe mundesia per shfrytezim me efektiv, me intenziv te mjeteve IPA”, deklaroi Arber Ademi, zv/kryeminisfcër per çëshrje evropiane.

Рог pavarësisht kësaj mase ndëshkuese, sipas zv/kyreministrit Ademi, qeveria mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane.

“Ne edhe me tutje mbetemi te perkushtuar ne rrugen per anëtarësimin e vendit ne BE dhe kërkojmë angazhim, përpjekje serioze dhe konstruktive nge të gjithë faktorët relevant në vend per fcëarritur këtë qëllim strategjik të vendit tone”, rha ArberAdemi, zv/kryeminister për çështje evropiane. Ndërsa pushteti mos zbatimin e reformave e relativizon me krizën politike dhe përgatitjen e vendit per zgjedhje te parakohshme, Brukseli sqaroi se zvogëlim.i i ndihmes finendare vjen si pasojë e përkeqësimit të ritmit të zbatimit të reformave një kohë të gjatë por që kulminoi vitin e kaluar. Nga ana tjetër dështimi i lidershipit per zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave urgjente prioritare nxiti unionin që të pezulloj 27 mition euro nga fondet IPA, finansimin e projektit per korridorin 8, ndërkohë që po shqyrron mundësinë edhe per një shkurtim tjetër prej 50 milion eurove./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *