Thursday , December 13 2018

Petkovic publikon listën e Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ftohet edhe Ajeti e Hadergjonaj

Vladimir Petkovic ka publikuar listën prej 23 futbollistëve për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares Zvicerane.

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë gjatë këtij muaji dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kundërshtarët e helvetikëve janë Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Islandës.

Me belgët ndeshja do të luhet me 12 tetor, ndërsa me islandezët tri ditë më vonë apo më saktë me 15 tetor.

Festa e Xhakës së bashku me Shaqirin dhe bashkëlojtarët tjerë pas një goli të shënuar te Zvicra

Për këto dy ndeshje trajneri Petkovic ka përpiluar listën e futbollistëve të ftuar, ku janë plot 23 sosh.

Lista e Petkovicit ka shumë lojtarë të rinj, pasi ashtu siç ka deklaruar edhe vet para disa javësh do të ketë rinovim të ekipit kombëtar.

Në këtë listë është ftuar edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Florent Hadergjonaj, i cili mendohej se do zgjidhte Kosovën.

Nga futbollistët shqiptar janë ftuar edhe dy yjet kryesore të ekipit, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, teksa një vend e ka siguruar edhe Albian Ajeti. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.