Wednesday , July 28 2021

Pëshpëritje në vesh

Kjo foto në të cilën shihet lideri i BDI-së duke i folur në vesh kryeministrit të Kosovës në ceremoninë e hapjes së RTV21M sonte në Shkup, është postuar nga profilet e BDI-së.

 

Athua çka po i pëshpërit Ahmeti Isa Mustafës në vesh?!

 

Portalet e kabinetit të Ahmetit raportuan se gjatë kësaj “pëshpëritje” Ahmeti ka shfrytëzuar rastin të bisedojë për marrëdhënie të rëndësishme ndërshtërore.

 

“Indeks.mk merr vesh që Ahmeti dhe Mustafa kanë diskutuar shkurt rreth çështjeve që kanë mbetur të hapura pas takimit të tyre në muajin Prill të këtij viti.

Ndër këto çështje janë edhe mbledhja e përbashkët e qeverive të Shkupit dhe të Prishtinë, kalimi i kufirit vetëm me letërnjohtime si dhe përshpejtimi i hapjes së kufirit Belanoc – Stanqiç.”

Të mos ishte tragjike, do ishte komike.

Mysafirin nga Kosova, kryeministrin Mustafa e pritën Ali Ahmeti dhe Gjorgi Ivanov.

FAKTE.Net

image-ce67c2824f59b8ebff7a457f8586c4596b98a058c25e938a0c3f9ab346e0b5f6-Vimage-6ce5df7565766163670d8f9c2f899f1d3f9599d999f9722c8838e3b98001d539-V

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *