Përzhino, BEJLI: MBARUAM PUNË TË MADHE, NUK KEMI NDONJË MARRËVESHJE PËR TË PRONONCUAR

Pas disa orë bisedime intensive përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike në vend me ndërmjetësimin e ambasadoreve te BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli nuk arritën që të meren vesh  rreth pastrimit të listës zgjedhore dhe çështjes së medias.

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli tha se janë zhvilluar bisedime konstruktive, por nuk është arritur marrëvshje konkrete.

Ai nuk është i dëshpëruar nga bisedimet e pasuksesshme pasi që për tu arritur marrëveshje ndonjëherë duhet më tepër kohë.

“Sapo mbaruam bisedime konstruktive 5 orëshe, mbaruam punë të madhe, nuk kemi ndonjë marrëveshje për të prononcuar sot, por do të vazhdojmë të punojmë… Nuk jam i dëshpëruar nga bisedime që janë konstruktive, jam optimist. Për tu arritur marrëveshje duhet kohë”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së.

Gjatë diskutimeve është arritur pajtueshmëri që 170 votuesit e diasporës të zhvendosën në lista të veçanta dhe të evidentohen me yll, ndërsa për 40 mijë votuesit që LSDM-ja i konteston dhe kërkon të fshihen, palët kërkojnë që tu jepen dy afate shtesë për tu paraqitur në KSHZ, në të kundërtën do të fshihen nga lista zgjedhore. Ndërsa për çështjen e mediave është diskutuar formimi i një trupi rregullator si dhe që kryeredaktori i servisti  publik të emërohet nga LSDM-ja.

Bisedimet pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *